Foto-ilustrim

Një Grua e Vrarë, Dy të Plagosur në Skenderaj

Një grua ka mbetur e vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi sot në fshatin Runikë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për KALLXO.com, se incidenti ka ndodhur sot rreth orës 17.

Një nga të plagosurit është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë ndërsa tjetri në spitalin e Mitrovicës.

Zahiti tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma ndërsa Policia po i bën hetimet për t’i gjetur shkaktarët e këtij incidenti.