Në treg shiten vezë ku data e prodhimit shkruan 27 maj (nesër)

Një qyetar ka raportuar në KALLXO.com se me datë 26 maj (e shtune) ka blerë vezë të cilat shkruhet se janë prodhuar me datë 27 maj(e diele) 2018-të.

Pronari i kompanisë “Rraki Farm”, i cili nuk ka dashur të prezantohet, i kontaktuar nga KALLXO.com lidhur me një raportim ku vezët e kësaj kompanie të cilat sot janë shitur në treg, janë shkruar se janë prodhuar me datën e nesërme (27 maj 2018), këtë e ka quajtur ‘gabim’.

Në KALLXO.com ka ardhur një raportim se në treg po shiten vezë nëpër markete të Prishtinës, ku në paketim shkruan se data e prodhimit është 27.05.2018 (nesër), ndërsa ajo e skadencës është 25 qershor 2018.

I kontaktuar nga KALLXO.com, pronari i kompanisë, ka thënë se ka menduar se data e sotme është 27, e jo 26 maj 2018.

“Janë nja 43 paketa vezë me nga 360 vezë me këtë gabim teknik”, ka thënë pronari.

Që i bie 15 mijë e 480 vezë në total.

I pyetur pse nuk e ka tërhequr mallin nga tregu, për ta përmirësuar afatin, ai ka thënë se “malli është me afat”.

“Se kam tërhequr, se unë nuk e kom ato n’derë t’shpisë burrë”, ka thënë ai.

I pyetur për emrin, ai ka thënë se “nuk do ta tregoj emrin”, por se ai është pronari i kompanisë “Rraki Farm”.

‘Jo s’po ta kallxoj [emrin], shko gjeje’, i ka thënë ai KALLXO.com.

Qyetari i cili ka raportuar në Kallxo.com ka bashkangjitur edhe faturën e blerjes së mallit.

Kallxo.com ka nisur një fushatë të raportimit të rasteve të mashtrimit të konsumatorëve. Raportet e qytetarëve do trajtohen nga ekipi i hulumtuesve të Kallxo.com, ndërsa bizneset dhe ata që shkelin rregullat do raportohen tek organet kompetente nga ekipi i zyrës ligjore të KALLXO.com.

Detajet se si mund të raportoni mund ti ndiqni në video materialin e mëposhtëm.

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’