Bashkëshortja e Vetme Përkrahëse në Podujevë

Nga të gjithë kandidatët për Kryetarë të Komunës së Podujevës vetëm bashkëshortja e Xhevdet Malokut nga partia Fjala doli në përkrahje publike të burrit të saj.

Mirlinda Drenoci –Maloku ishte gruaja e vetme që pranoi të intervistohej mbi kandidaturën e bashkëshortit në Komunën e Podujevës.

Gruaja e Malokut në kuadër të debatpernime tregoi rreth profesionit të bashkëshortit jashtë politikës dhe pasurinë e tyre familjare.

“Të dy jemi ekonomista, kemi shtëpinë, veturën Audi A3 dhe një hekter tokë”, tha Drenoci-Maloku.

Ajo po ashtu rrëfeu pasionin për librat që e kanë të dy si dhe disa karakteristika tjera të personalitetit të bashkëshortit.

Për herë të fundit më ka dhuruar një set të librave, e ka hobi leximin. Veç tek pastërtia është ma vesves…është pedant”, tha ajo.