Matoshi: Kryeministri nuk e Dëmton Republikën

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai në një postim në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se Haradinaj nuk e dëmton Republikën.

“Kryeministri Ramush Haradinaj kurrë dhe me asnjë çmim nuk ka me e damtu Republikën! Ai ka dhanë prova t’ parrëzueshme për këtë. Unë i besoj!”, ka shkruar Matoshi.