
Fotografia e ndryshuar e ministres Rozeta Hajdari
Deklarata
Çka janë 9 ton për marakli
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me titull: “Çka janë 9 ton për marakli” është i rremë. Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka mbajtur në mesazh të tillë në hyrjen e gjykatës dhe nuk ka dhënë një deklarim të tillë .
Fotografia në këtë publikim është e manipuluar dhe ka përmbajtje tjetër prej informacionit të vërtetë.
Artikulli
Më 4 gusht 2023, në faqen Gjallë e kam I.Rugoven është publikuar një fotografi në të cilën shihet ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari me një letër në duar me mbishkrimin “Çka janë 9 ton për marakli”.
I njëjti postim është shpërndarë edhe në faqet e Facebookut: High zone dhe Breguidiellit Banesat e Kuqe.
Krypometri ka gjetur se pankarta dhe mbishkrimi në të janë të manipluara, pasi në formën origjinale të fotografisë të publikuar me datë 04/08/2023 në profikin e Facebook të Rozeta Hajtari, ministrja në dorë mbanë dosjen e padisë që ka ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Krypometri ka kontaktuar ministren Rozeta Hajdari për të kontrolluar nëse ajo e ka thënë se një deklaratë të tillë.
“Këtë deklaratë nuk e kam thënë asnjëherë në asnjë prononcim as publikim timin, prandaj edhe përmbajtja tekstuale edhe fotografia janë të manipuluara dhe nuk kanë të bëjnë me atë që kemi postuar në rrjetet sociale”– ka thënë Hajdari.
Të premten, Hajdari ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu.
Përmes një postimi në Facebook faqen e saj, ajo ka thënë se raportimet e fundit nga ky medium janë bërë për ta cenuar integritetin e saj.
“Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë”– ka shkruar ajo në Facebook.