KALLXO 360: Këngët e ‘Odës së Podgurit’

Gjatë festivalit Etno Fest që po mbahet në fshatin Kukaj të Prishtinës, grupi folklorik “Podguri” nga Istogu për afër gjysmë ore kënduan këngë rreth sofrës. Burrat nga Istogu kryesisht kënduan këngë kushtuar disa ngjarjeve dhe figurave historike shqiptare.

KALLXO.com e ka xhiruar këtë performancë të grupit nga Istogu me kamerën e teknologjisë më të lartë 360 shkallë.

Etno Fest përmbyllet sonte, pas katër ditë aktivitetesh të ndryshme.