Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan - Foto: REL/AP

Erdogan Kërkon Njohjen e Jerusalemit si Kryeqytet Palestinez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje vendeve nga e gjithë bota që ta njohin “Jerusalemin e okupuar si kryeqytet të Palestinës”, në përgjigje të njohjes së këtij qyteti të ndarë nga Shtetet e Bashkuara si kryeqytet të Izraelit.

Duke e hapur samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) sot në Stamboll, Erdogan tha se Jerusalemi është “vijë e kuqe” për myslimanët, të cilët nuk do të pranojnë çfarëdo agresioni kundër vendeve të shenjta islamike.

Ai po ashtu e ka kritikuar ashpër Izraelin, duke e cilësuar si “shtet terrori”.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, e ka përsëritur qëndrimin e tij se lëvizja e Shteteve të Bashkara e ka përfunduar rolin e Uashingtonit si ndërmjetësues i paqes në Lindjen e Mesme. (REL)