”Dhandrri i Kosovës” e pret Hashim Thaçin në Preshevë

Premtimi i kryeministrit të vendit Hashim Thaçi për ti ndihmuar qytetarët e Preshevës është shëndrruar në temë diskutimi për “Dhandrrin e Kosovës”

NDËRLIDHUR

I entuziazmuar për paratë që pritet ti marrë Lugina e Preshevës si donacion nga Qeveria e Kosovës, “Dhandrri i Kosovës” ka dalë në kufirin Kosovë-Serbi në hyrje të qytetit të Preshevës.

Ai po pret aty ardhjen e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për të sjellë 730 milion eurot e premtuara për zhvillim infrastrukturor të Preshevës.

Duke ironizuar me premtimet boshe të asaj kohe “Dhandrri” përmend se Qeveria e Kosovës u ka premtuar qytetarëve të Preshevës nga dy çeshme në shtëpi , ‘një me ujë e një me koka kollë’.

“Dhandrri” tregon për Preshevën  si shembullin e rajonit për  zhvillimin demokratik të zgjedhjeve ku edhe partia me pakicë votash vendos për të ardhmen e vendit.

“Dhandrri” pret derisa ‘dora e ngrohtë’ e Qeverisë së Kosovës, vjen për t’i gëzuar shqiptarët e Preshevës edhe më shumë sesa Serbia gëzon serbët e Kosovës.

Edicioni “Dhandrri i Kosovës” është transmetuar në Emisionin “Jeta në Kosovë”. KALLXO.com në ditët në vijim do ri publikoj edicionet më interesante të “Dhandrri në Kosovë”.

“Dhandrri i Kosovës” Pajton Gjaqet

Pazari i Dhandrrit me Shoqërinë Civile

03 Janar 2017 - 09:51

Doruntina Baliu 03/01/2017 - 09:51
NDËRVEPRIMI102

”Dhandrri i Kosovës” e pret Hashim Thaçin në Preshevë

by Doruntina Baliu
NA NDIQNI