Nga kush e "kopjoi" Labinot Tahiri idenë e mjekrës

Labinot Tahiri ‘kopjon’ idenë e mjekrës nga ‘Dhandrri i Kosovës’ Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri së fundmi ka dalë me zotimin se nuk do rruhet deri në momentin kur vendit t’i liberalizohen vizat. Një zotim të tillë e kishte dhënë edhe “Dhandrri i Kosovës” në prezantimet e tij satirike në emisionin Jeta në Kosovë.

‘Dhandrri’ kishte vendosur t’i shkurtojë flokët dhe mjekrën për ta shpallur pavarësinë e Kosovës në 2011-tën.

Videoja e transmetuar në atëkohë shfaq ‘Dhandrrin’ në situata komike duke prerë flokët në ceremoni solemne para ‘Vjehrrit’ të tij dhe duke i njoftuar qytetarët në qytet për vendimin për ta shpallur pavarësinë duke i prerë flokët. Ceremonia solemne e prerjes së flokëve ishte zhvilluar në ambientet e një automekaniku në Fushë Kosovë ndërsa ishte ndjekur nga dhjetëra qytetarë dhe mijëra shikues.

www.kallxo.com