Çiftelia e Mafia nuk e Bëjnë Pasanik Dhandrrin në Angli
Me tone të ashpra humori “Dhandri i Kosovës” ka tentuar të ilustrojë mënyrat më të lehta të përshtatjes së mërgimtarëve në vendet e Europës.
Përshtatja e njerëzve në një vend dhe komunitet të ri është gjithmonë i vështirë, andaj “Dhandrri i Kosovës” ndan me ju eksperiencat e tij në këtë fushë.
Si një amerikan që u adaptua me jetën në Kosovë, “Dhandrri i Kosovës” provoi ta bënte të njëjtën gjë në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Me tentativat që t’i përshtatet ambienti “Dhandrri I Kosovës” ai provon të punësohet në përpunimin e qebapëve por për ta arritur qëllimin i kërkohet një CV.
Duke u munduar të bëjë para “Dhandrri” shfrytëzon rrugën e shpejtë duke u bërë pjesë e mafias.
Në takimet me plot humor me shqiptarë të Anglisë ai kërkon të angazhohet në biznesin e prostitucionit por tentativat dështojnë në mungesë punonjësish e klientësh.
Duke provuar të fitoj para me përvojat nga Kosova “Dhandrri” tenton të bëjë para duke kënduar këngë patriotike me çifteli.
Në videon e cila është transmetuar në emisionin “Jeta në Kosovë” shikoni se si i presin londinezët pikëpamjet e një kosovari dhe shijet e tyre muzikore.
Gjithashtu mësoni pesë ‘Pesë principet e Dhandrrit për integrim të suksesshëm në vend të huaj”.
A arrin “Dhandrri i Kosovës” në mënyrë të suksesshme të bëhet londinez nëpërmjet principeve të tij ?
Këto dhe të tjera i kuptoni në rrugëtimin e Dhandrrit në Londër.