Asociacioni, Energjetika Ndër Temat e Dialogut të Sotëm Kosovë-Serbi

Sot në Bruksel do të vazhdojnë negociatat Kosovë-Serbi. Tema të diskutimit janë paraparë të jenë marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme.

Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars.

Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.