Foto: KALLXO.com

Haradinaj: 100 herë me më thirr Specialja 100 herë kam me dhanë dorëheqje

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth mundësisë që edhe njëherë, nëse e merr mandatin e kryeministrit, dhe po të ftohet nga Gjykata Speciale, do të jap dorëheqje.

“Shikoni unë i kam kalu dy procese gjyqësore, jam ftuar edhe njëherë si i dyshuar për ato që dy herë i kam kaluar në Gjykatë nuk besoj më që kam më obligime ndaj ligjit ndërkombëtar për periudhën e luftës. Jam krenar për pjesën e luftës që jam kanë”, ka thënë ai në Debat Pernime.

Madje, Haradinaj e ka përdorur një fjalë për të treguar se do të jap dorëheqje nëse ftohet nga Specialja.

“Shprehja 100 herë me u rrëzu, 100 herë qohna, 100 herë me më thirr 100 herë kam me dhënë dorëheqje”, ka thënë ai.

“Dorëheqja ime nuk i kakushtuar Kosovës, por e ka fuqizuar Kosovën për ata që marrin vesh”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.

“Nëse të bëhet presion për me ndryshu qëndrimet e juaja ndaj Serbisë jep dorëheqje dhe jo vetëm atë por edhe jetën se e kanë dhënë për mos me marrë në qafë Kosovën”, tha ai.

Më 19 korrik, pa paralajmërim, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një mbledhje të ekzekutivit deklaroi se ka dhënë dorëheqje nga shefi i Qeverisë.

“Arsyeja e këtij vendimi që e kam marrë është për shkak të thirrjes së marrë nga dhomat e Specializuara si i dyshuar”, kishte deklaruar Ramush Haradinaj para kabinetit.

Haradinaj kishte deklaruar se dëshiron të shkoj në Hagë si një qytetar i Kosovës e jo si një kryeministër i Republikës së Kosovës.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.