Harta e Kosovës - Foto: REL/EPA

Pesë komuna paditen për mos respektim të barazisë gjinore

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes Ministrisë së Drejtësisë ka paditur pesë komuna të Kosovës, për arsye se nuk ka respektuar urdhërat e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, gjatë procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për  Politikë dhe Financa.

Prishtina, Vushtrria, Dragashi, Malisheva dhe Deçani janë komunat e paditura për shkak të procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për  Politikë dhe Financa.

Vendimi i kuvendit të këtyre komunave  sipas MAPL, kishte paraparë emërimin e 11 anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa, bie në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore, sepse nuk ka garantuar përfaqësim të barabartë gjinor të grave në këtë trup ndihmues të punës së kuvendit.

https://kallxo.com/paditet-komuna-e-prishtines-per-mos-respektim-te-barazise-gjinore/

https://kallxo.com/paditet-komuna-e-vushtrise-per-mos-respektim-te-barazise-gjinore/

https://kallxo.com/komuna-e-decanit-paditet-per-mos-respektim-te-barazise-gjinore/