FSK gjeti personin e raportuar të zhdukur

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses operacionin për gjetjen e një personi, A. L,. i cili ishte raportuar i zhdukur.

A. L,. ëshë gjetur në malet e Koznicës në Kishnicë në gjendje të mirë shëndetësore.

FSK njoftoi se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe se pas dhënies së ndihmës së parë, A. L,. i është dorëzuar Policisë.

Njoftimi i plotë i FSK-së:

Operacioni i suksesshëm i Kërkim Shpëtimit të FSK-së në Fshatin Kishnicë

Kompania e Kërkim Shpëtimit që në mëngjes të datës 06.04.2021 ka filluar me operacionin e Kërkim Shpëtimit Malor në fshatin Kishnicë, përkatësisht në malet e Koznicës për gjetjen e një personi të raportuar të zhdukur me inicialet A.L .
Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe ka rezultuar me gjetjen e personit në gjendje të mirë shëndetësore , personit i është dhënë ndihma e parë dhe është dorëzuar Policisë së Kosovës.