(FOTO) Albin Kurti bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me Kryeparlamentaren Vjosa Osmani kanë bërë homazhe para varrit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Këto homazhe ata i bënë për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka folur pak për historinë e zgjedhjes së ish- Presidentit.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, sot teksa shënojmë dhe festojmë 12 vjetorin e Pavarsisë, kujtojmë Presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me votë popullore me 24 maj 1992. Një dekadë më vonë me 4 mars të vitit 2002, në Kuvendin e Kosovës, doktor Ibrahim Rugova rizgjedhet sërish President i Kosovës, kësaj rradhe President i parë në Kosovën e çliruar”, tha Kurti.

Ai ka thënë se e vlerëson kontributin e Rugovës për Pavarësinë.

“Në një ditë si kjo ne vlerësojmë përpjekjet insistuse dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi”, tha Kurti.