COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe asnjë pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe po ashtu asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 162 testime të kryera në 24 orët e fundit, nuk ka rezultuar asnjë pozitiv me virusin COVID-19 e se po ashtu gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas këtij njoftimi, në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse sa i përket rasteve, është bërë e ditur se në total janë 49 raste aktive, tutje është bërë e ditur se sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,209.