37 pacientë në ShSKUK në gjendje të rëndë nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 37 pacientë janë në gjendje të rëndë pas infektimit me COVID-19 ndërsa 797 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

1016 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme ku prej tyre 902 janë të konfirmuar pozitivë.

Në QKUK, 358 pacientë të shtrirë, 325 prej tyre COVID-19 pozitivë, 309 me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive ka 119 pacientë, Klinika e Pulmologjisë ka 54 pacientë, Klinika e Pediatrisë 9 pacientë Klinika e Gjinekologjisë 22 pacientë, Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive) 93 pacientë, Klinika Infektive 3 (Interno) 56 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre COVID-19 pozitivë, 488 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Pejës është më i ngarkuari me 162 pacientë, Spitali i Prizrenit 130 pacientë, Spitali i Gjakovës 126 pacientë, Spitali i Gjilanit 112 pacientë, Spitali i Mitrovicës 28 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 18 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 82 pacientë.