Vjen Passkeys, opsioni që mund t’i zëvendësojë fjalëkalimet në Apple

Funksioni i ri do ta përdorë biometrikën për vërtetim dhe së shpejti do të jetë i zbatueshëm për platformat jo-Apple.

Në WWDC 2022, Apple e prezantoi funksionin “passkeys”, një metodë e re biometrike e hyrjes që më në fund mund ta zëvendësojë fjalëkalimet. Passkey ose çelësi i hyrjes, sipas Apple, është më pak i ndjeshëm ndaj vjedhjes në rast të vjedhjes së bazës së të dhënave ose përpjekjeve për phishing.

Sistemi bazohet në API të Autentifikimit të Uebit (WebAuth), një standard që përdor kriptografinë e çelësit publik në vend të fjalëkalimeve për t’i verifikuar aplikacionet dhe faqet dhe ruhet në pajisje, jo në server. Zëvendësimi i fjalëkalimit dixhital përdor Touch ID ose Face ID biometrike, që do të thotë se në vend që të futet një varg aplikacionesh ose faqesh ku planifikoni të identifikoheni, ai kërkon verifikimin nga vetë telefoni.

Gjatë demonstrimit, Apple tregoi se çelësat e qasjes ruhen në iCloud Keychain dhe mund të sinkronizohen në Mac, iPhone, iPad dhe Apple TV me enkriptim në të dyja anët. Përdoruesit do të jenë në gjendje të identifikohen në faqe dhe aplikacione në platforma të tjera duke skanuar kodin QR me një iPad ose iPhone dhe më pas duke konfirmuar me një Face ID (ose Touch ID).

Në këtë risi, Apple nuk është e vetme. Muajin e kaluar, kjo kmpani i bashkoi forcat me Google dhe Microsoft për t’i “zhdukur” një herë e përgjithmonë fjalëkalimet në pajisjet celulare, desktopët dhe shfletuesit.  

Apple, Google dhe Microsoft thonë se synojnë ta mbështesin një standard të ri fjalëkalimi të vendosur nga FIDO dhe konsorciumi World Wide Web në të gjitha platformat e tyre deri në fund të vitit të ardhshëm. Sipas një demonstrimi në WWDC, macOS Ventura, iOS 16 dhe iPadOS 16 do të jenë sistemet e para operative që e mbështesin këtë sistem të ri identifikimi.

Apple ka njoftuar gjithashtu një simbol të Reagimit të Shpejtë të Sigurisë (Rapid Security Response) që do të instalojë përditësime të sigurisë në macOS dhe iOS pa pasur nevojë ta ristartoni kompjuterin tuaj.TechCrunch