Burimi: theverge.com

Vdes krijuesi i GIF-it, Stephen Wilhite

Stephen Wilhite, i njohur për publikun si babai i formatit të njohur grafik GIF, ka vdekur më 14 mars të këtij viti.

Vdekja e Stephen Wilhite u konfirmua nga një nekrologji e publikuar dhe eksperti kompjuterik ndërroi jetë më 14 mars, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të 74-të, si pasojë e sëmundjes Covid-19.

GIF-i i sotëm është praktikisht sinonim i animacioneve të shkurtra të përsëritura, por rrënjët e tij kthehen në kohën para ueb-it modern kur përdorej për të shfaqur fotografi të zakonshme. Steve Wilhite filloi të punonte në Formatin e shkëmbimit grafik (Graphic Interchange Format) në fillim të vitit 1986. Në atë kohë, ai punonte si zhvillues për Compuserve, një shërbim i lashtë në internet që shërbente për biseda në internet, sondazhe në bursë dhe vizita në forum nëpërmjet modemeve të vjetër tw cilwt i kwmi lidhur me internet nëpërmjet telefoni i shtëpisë.

Wilhite donte t’i zgjidhte dy probleme kryesore. E para është krijimi i një formati grafik universal që funksionon në të gjitha platformat e pranishme në atë kohë: Apple, Atari, Commodore, IBM dhe Tandy. Compuserve përdori një format tjetër grafik të quajtur NAPLPS në atë kohë, por Wilhite ishte i bindur se ishte një sistem shumë kompleks për aplikimin më të gjerë. Qëllimi i tij ishte të krijonte një format që funksionon në të gjitha makinat.

Wilhite vendosi ta bazojë GIF-in në një protokoll kompresimi të quajtur Lempel-Ziv-Welch, ose LZW. Wilhite përfundoi versionin e parë të formatit GIF në maj tw vitit 1987 dhe Compuserve filloi ta përdorte atë vetëm një muaj më vonë. Kjo, le të kujtojmë, ishte dy vjet përpara se Sir Tim Berners-Lee të publikonte projektin e tij World Wide Web dhe gjashtë vjet përpara se Interneti Mosaic ta bënte atë të disponueshëm për laikët dhe përdoruesit e rastësishëm anembanë botës.

Formati GIF ishte i mrekullueshëm për t’i shfaqur logot dhe grafikët sepse ishte kompatibil me të gjithë kompjuterët dhe ndoshta më e rëndësishmja – sepse mund të ishte transparent, gjë që u jepte dizajnerëve të internetit shumë hapësirë ​​për manovrim. Gjithashtu, aftësia për të futur lloje të tjera informacioni në format i lejoi Netscape të krijonte një GIF të animuar në vitin 1995./The Verge

 

Përgatiti: Nuhi Shala