Si do të duket iPhone i ri 13?

Një numër në rritje i pamjeve dhe fjalëve në lidhje me modelin më të ri të iPhone, të cilin Apple do ta prezantojë në muajin shtator të këtij viti, po shfaqen në internet. 

Sipas Bloomberg, telefonat e mençur të Apple për vitin 2021 do të vijnë në të njëjtën madhësi me modelet e vitit të kaluar. Fjalët e fundit përkojnë me parashikimet e insajderit Ming-Chi Kuo, i cili përmend se telefonat e mençur të këtij viti do të jenë një hap i vogël para në raport me iPhone 12 dhe do të prezantojnë disa risi të tilla si një procesor më të shpejtë, kamerë më të fortë dhe ekran më të përmirësuar.

Bloomberg gjithashtu deklaron se “të paktën një” nga katër telefonat e rinj do të ketë një ekran LTPO të cilin, kujtojmë, tashmë mund ta hasim në orën Apple, ku frekuenca e ekranit të pajisjes ndryshon për të kursyer baterinë. Me fjalë të tjera, po – këtë vit (ka shumë të ngjarë) ta kemi një iPhone me ekran 120 Hz.

Foto: Getty Images

Bloomberg gjithashtu vë në pah se iPhone i këtij viti nuk do të vijë me lexues të gjurmëve të gishtave nën ekran, pasi kompania aktualisht raportohet se po teston integrimin e kësaj teknologjie të njohur. Sa për kamerat, ato do të vijnë me një zoom të përmirësuar për regjistrimin e videos, ndërsa lentet ultra me kënd të gjerë në modelet Pro do të kenë një përmirësim të vogël.

Një detaj për të cilin Bloomberg nuk shkruan është karikimi. Që nga viti i kaluar, ne kemi lexuar në lidhje me ardhjen e iPhone, i cili nuk do të ketë hyrje, por do të mbështetet tërësisht në MagSafe. Kuo, megjithatë, pretendon se Apple nuk është ende i sigurt për ta mbështetur, citojmë, ekosistemin e papjekur MagSafe, që do të thotë se këtë vit në iPhone mund të hasim përsëri hyrjen e lightning.

Foto: Getty Images

Po ashtu thuhet se Apple po përgatitet për shitje të mëdha të pajisjeve të reja – kompania ka porositur 90 milionë iPhone për shitje në vitin 2021 në krahasim me porosinë prej 75 milionë që e kemi parë deri më tani.

Përkthimi: Nuhi Shala