Seria Galaxy Tab S8: Trajtim i veçantë për krijuesit e vërtetë

Tabletët që ofrojnë mundësi të pakufizuara për të gjithë të apasionuarit me ekranin e tyre shumëngjyrësh.

Në ditët e sotme, kreativiteti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në botën online dhe Samsung ka prezantuar një mrekulli të vërtetë të teknologjisë në këtë drejtim. Këto tablete të reja përmes të cilave do të mund të shprehni aftësitë dhe imagjinatën tuaj artistike më shumë se asnjëherë më parë. Duke punuar në shumë gjëra në të njëjtën kohë, është e mundur të krijoni një skicë artistike ose një vepër të vërtetë digjitale.

Seritë e reja Samsung Galaxy Tab S8, S8 + dhe S8 Ultra sjellin cilësi video 4K, një kamerë të përparme ultra të gjerë 12 MP dhe një kamerë të pasme të dyfishtë 13 dhe 6 MP. Nëse dëshironi të luani me pamjet inteligjente, bëni foto të skicave tuaja të vizatuara në letër dhe vizatoni me to me një stilolaps që krijon ndjesinë e të shkruarit në një sipërfaqe të vërtetë letre. Por ka shumë më tepër.

Unike si markë tregtare

Dizajni i tabletëve inovativë Samsung është i thjeshtë dhe elegant. Tri versione të tabletave mbështesin Samsung Dex, dmth. punojnë me shumë dritare në të njëjtën kohë.

Galaxy Tab S8 Ultra është tableti më i madh i Samsung deri më sot, dhe ofron një ekran Super AMOLED 14,6 inç, por megjithatë, është vetëm 6,3 milimetra i hollë. Ekrani i madh sjell një ndjenjë hapësire të pakufizuar në të cilën mund të shprehni krijimtarinë tuaj çdo ditë, dhe katër altoparlantët që mbështesin Dolby Atmos ofrojnë tingull të pastër dhe të fortë që mund të shërbejë si frymëzim shtesë.

Përveç që Samsung kujdeset për dizajnin e shkëlqyer të kamerës, zërit dhe tabletit, bateria e tij nuk ka gjasa të lërë askënd të bllokuar. Të trija modelet e mbështesin karikimin efikas nëpërmjet një karikuesi të shpejtë 45 W që do ta karikojë baterinë deri në 100 për qind në 80 minuta. Në rast se bateritë mbarojnë gjatë punës tuaj artistike, mund të jeni të sigurt që bateria do të mbushet shpejt ndërkohë që e bëni një pushim të shkurtër.

Zgjojeni krijuesin tek vetja juaj

Ashtu sikurse modeli Ultra, Galaxy Tab S8 + vjen me një laps S Pen që përdor një algoritëm të vonesës së reduktuar. Pikërisht për këtë, gjithçka që krijoni përmes pajisjes bëhet dukshëm më e shpejtë dhe më e saktë – duket sikur shkruani me laps në letër. Partneriteti i Samsung me Clip Studio Paint e kthen tabletin tuaj në një gamë digjitale ngjyrash të gjalla që ju transformon në një artist të vërtetë.

Ndër aksesorët është një tastierë e re Galaxy Tab S8 Ultra Book Cover që mund të shërbejë si një këllëf dhe tastierë mbrojtëse. Është prej lëkure poliuretani antimikrobiale që krijon një ndjenjë luksi në duart tuaja, ndërsa tastiera me prekje është e veshur me xham për përdorim më të lehtë.

Pajisja që zgjidhni me siguri do t’i përmbushë të gjitha pritshmëritë tuaja në lidhje me funksionalitetin e tabletit dhe vetë estetikën. /Tportal.hr