Rritja e konkurrencës në tregun e automjeteve elektrike, vjen modeli i ri i 'BMW'

Kompania gjermane ‘BMW’ ka paralajmëruar një version të ri të automjetit për vitin e ardhshëm.

‘BMW’ e ka prezantuar asetin e saj të ri tërheqës në tregun e automjeteve elektrike. iX2 xDrive30 i përket kategorisë SUV coupe dhe ndan një platformë me gjeneratën e dytë BMW X2, e cila u prezantua gjithashtu këtë javë dhe do të prodhohet në fabrikën e kompanisë në Regensburg, Gjermani.

Disa detaje, të tilla si çmimi, ende nuk dihen dhe ndoshta do t’i zbulojmë vitin e ardhshëm, kur iX2 duhet të dalë në shitje.

Ky automjet vjen me një motor elektrik 230 kW/313 kuaj fuqi dhe me katër rrota me një çift rrotullues prej 494 Nm dhe një bateri 64.8 kWh që duhet ta mundësojë një distancë prej diku midis 420 dhe 450 km në ciklin WLTP.

Sipas të dhënave të BMW-së, ai mund të përshpejtojë në 100 km/h për 5.6 sekonda, dhe mund të arrijë një maksimum prej 180 km/h. BMW iX2 xDrive30 mbështet karikimin 11 kW AC, ku bateria mund të ngarkohet me kapacitet të plotë në rreth 6.5 orë, ndërsa bateria në karikuesit DC (që mbështesin karikimin 130 kW) do të karikojë nga 10 në 80 përqind në 29 minuta. BMW veçanërisht vw theksin tek versionin i i të softuerit MaxPerformance Charging, i cili e optimizon karikimin e këtij automjeti.

Si fillim, kompania gjermane prezantoi vetëm një version të këtij modeli, por ata njoftuan se po planifikojnë një tjetër konfigurim për vitin e ardhshëm, dhe mediat automobilistike spekulojnë se ai mund të jetë ose një version me një motor elektrik që do të jetë më i lirë ose ndoshta një version nga seria M në të cilin performanca do të jetë në plan të parë, që do të thotë se çmimi i tij do të jetë shumë më i lartë.

Brenda automjetit ka një ekran me prekje 10,7 inç dhe një ekran dixhital 10,25 inç që i tregon të gjitha informacionet e rëndësishme për shoferin dhe mbështet versionin më të fundit të sistemit operativ të BMW për automjete. Versioni i ri tani përfshin shkurtore për opsione të ndryshme në mënyrë që pronarët e këtij automjeti të mos kenë më nevojë të klikojnë nëpër menutë e shumta të sistemit për ta gjetur opsionin që duan të aktivizojnë. Karakteristika të tjera interesante përfshijnë ulwset sportive, një çati të madhe panoramike dhe një kapacitet të madh bagazhi midis 525 dhe 1400 litra.

Sapo të shfaqet në treg, kjo BMW elektrike do të konkurrojë me modele si Kia EV6, Ford’s Mustang Mach-e, Audi Q4 e-tron, Volvo C40 Recharge dhe Cupra Tavascan e ardhshme./Auto Express.