Kompania OnePlus prezanton modelin  e saj më të ri të telefonave

Kompania OnePlus e ka prezantuar zyrtarisht smartfonin e saj të ri në Kinë, i cili është modeli OnePlus 12.

Modeli OnePlus12 mbërriti në kohë për pushime dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm në tregun kinez, kështu që pjesa tjetër e botës ndoshta do të duhet të presë deri në janar. Megjithatë pritja mesa duket do ia vlejë, pasi ky model premton shumë.

OnePlus 12 mundësohet nga një bateri me një kapacitet prej 5,400 mAh, që do të thotë se është më shumë se 400 mAh superiore ndaj shumicës së telefonave inteligjentë të tjerë, me përjashtim të telefonave celularë më të mirë të lojrave. Bateria mbështet karikim të shpejtë 100ë me tela si dhe karikim me valë 50w.

Pajisja mundësohet nga procesori më i mirë i linjës Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3, i cili është çiftuar me deri në 24 GB RAM. Rrallëherë një telefon mobil sot e përdor atë chipset, Samsung Galaxy S23 Ultra përdor gjeneratën e mëparshme dhe gjithashtu telefonat e rrallë mobilë mburren me 24 GB RAM. E njëjta gjë mund të thuhet për memorien e brendshme, e cila është deri në 1 TB.

OnePlus 12 vjen me një ekran të madh AMOLED 6,82 inç me një rezolucion prej 1,440 x 3,168 piksele, një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz dhe një shkëlqim maksimal prej 4,500 nits, pothuajse dy herë më shumë se shumica e rivalëve.

Kamerat mund të mos jenë aq mbresëlënëse, por gjithsesi janë më se të respektueshme. OnePlus 12 vjen me një kamerë kryesore 48 MP, një kamerë ultra të gjerë 48 MP dhe një kamerë telefoto 64 MP me zmadhim optik 3x. Këto janë të njëjtat specifika të kamerës të përdorura nga modeli OnePlus Open.

Sa i përket dizajnit, ai nuk ndryshon shumë nga modeli OnePlus 11. Pjesa e pasme është një bllok i madh dhe i rrumbullakët i kamerës, por pajisja është më rezistente ndaj ujit dhe ka certifikim IP65. Kjo do të thotë se mund t’i mbijetojë spërkatjes së ujit me presion më të ulët, por nuk është e sigurt për ta zhytur atë në ujë, kështu që ende mbetet prapa telefonave më të mirë në atë front.

Konsumatorët mund të zgjedhin midis tri ngjyrave, përkatësisht të zezë, jeshile dhe të bardhë.  

OnePlus 12 thuhet se do të mbërrijë në tregun global më 23 janar, kur do të dihet se ku do të jetë i disponueshëm dhe me çfarë çmimesh./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala