Instagram më në fund po e rikthen një opsion të lakmuar por tashmë të harruar

Pas shumë kohësh, rrjeti i njohur social Meta rikthen një pasqyrë kronologjike të postimeve. Funksioni do të jetë sërish i disponueshëm gjatë vitit të ardhshëm.

Instagram ka këmbëngulur për vite që përzgjedhja algoritmike e postimeve është më e mirë sesa kronologjike. Qyshkur u largua në vitin 2016, shumë përdorues kërkojnë rikthimin e kohërave të vjetra. Dëshirat e tyre mund të përmbushen së shpejti.

Adam Mosseri nga Instagram i tha Senatit se ‘Instagram po punon për një version kronologjik të postimit që kompania do ta publikojë vitin e ardhshëm’, pra gjatë tremujorit të parë të vitit 2022.

Instagram thekson se funksioni i ri do të jetë opsional dhe do t’u jap njerëzve më shumë zgjedhje për të zbuluar vetë se çfarë është më e mira për ta.

Kjo deklaratë është krejtësisht e ndryshme nga blogu të cilin Mossari e ka botuar në muajin qershor, gjatë të cilit, shkruan The Next Web, ai mbrojti një rend algoritmik. Në të, ai vuri në dukje se rendi algoritmik i postimeve bazohet në gjëra që janë të rëndësishme për përdoruesit, dhe jo në postime që mund të mos i interesojnë ata.

Sinjalizuesja Frances Haugen nuk u pajtua, duke argumentuar se ne nuk duhet të lejojmë që kompjuterët të vendosin për ne se në çfarë të fokusohemi.’

Problemi që Meta dhe Facebook e kanë me rendin kronologjik të postimeve është rreziku i uljes së angazhimit të përdoruesve, që ndoshta është një nga arsyet pse kompanive u duhet kaq shumë kohë për të kthyer disa funksione bazë. Gjithashtu duhet theksuar se rendi kronologjik nuk është zgjidhja përfundimtare e problemit më të madh të këtij rrjeti social, por bëhet fjalë për bot-ët dhe përhapjen e dezinformatave.

Rendi kronologjik, nga ana tjetër, do të ndihmonte në minimizimin e disa çështjeve të renditjes algoritmike dhe do t’i lejonte përdoruesit të paktën të kenë një ide se çfarë po ndodh pas perdes – të gjithë e kuptojnë një furnizim që funksionon në rend kronologjik.

Së fundi, është e rëndësishme të theksohet se rendi i ri kronologjik i botimeve nuk do të jetë si ai i vitit 2016 – kryesisht sepse një numër i madh njerëzish me shumë mundësi nuk do ta përdorin atë.