VIDEO - Në Ligën Amerikane të futbollit shënohet një super gol

Dairon Asprilla i Portland Timbers ka shënuar një super gol në një ndeshje në kuadër të Ligës Amerikane të futbollit.

Portland Timbers arriti që të shënonte fitore me rezultat 2:0 kundër San Jose Earthquakes në xhiron e 32-të në kuadër të Ligës Amerikane.

Pas kësaj fitore Portland Timbers ka arritur në kuotën e 49 pikëve dhe gjendet në pozitën e katër ndërsa San Jose Earthquakes gjendet në pozitën e dhjetë me 37 pikë të grumbulluara.

Gola të ngjashëm kishin shënuar më parë Ibrahimoviq e Mexes.