UEFA ndëshkon kampionët e Kosovës, Drita humb ndeshjen në tavolinë

Sipas vendimit të marrë pak minuta më parë, klubi Drita ka humbur në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0 ndeshjen me kampionin e Irlandës Veriore, Linfield.

FC Drita se organet e UEFA-s e kanë njoftuar për këtë vendim të shkallës së apelit.

Klubi gjilanas ka shprehur habinë rreth këtij vendimi.

“Nje vendim i habitshem nga nje institucion siq eshte UEFA, nje vendim me kaq nxitim dhe pa kerkuar asnje sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jone!”, ka shkruar klubi në Facebook.

“Arsyeja kryesore te ketij vendimi eshte sepse ndeshja nuk ka mundur te shtyhet me shume se tre dite (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicrane kanë kerkuar karantinim per 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shume arsye te tjera qe nuk kane te bejne me ne si klub por me organizatorin e ketij kompeticioni e qe ka qene vet UEFA organizatore!”, shton më tutje klubi gjilanas.

Kampionët e Kosovës thonë se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore, duke angazhuar edhe avokatë.

“Tani neve si klub na mbetet qe kete qeshtje ta dorzojme ne duart e avokateve per ti ndjekur deri ne fund te gjitha rruget ligjore”.

FC Drita do të duhej të ndeshej me Linfield FC në kuadër të garave për parakualifikime për Ligën e Kampionëve.

Rrugëtimi i Dritës u ndërpre në Zvicër pas telasheve me testet për COVID-19.