Superkupa e Kosovës do të zhvillohet të shtunën në Turqi

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Superkupa e Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do të luhet në Turqi.

Drita dhe Prishtina, do ta zhvillojnë Superkupën e Kosovës në Antalia të Turqisë në stadiumin  “Maradan”.

Ndeshja do të luhet të shtunën më 23 janar në orën 14:00, sipas kohës lokale në Turqi, kurse në Kosovë nga ora 12:00, ka njoftuar FFK.

Kjo ndeshje do të transmetohet live ne Klan Kosova dhe ArtMotion.