Sonte zhvillohet ndeshja Lazio - Juventus

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Lazios dhe Juventusit.

Ndeshja në stadiumin “Olimpico” është shansi më i mirë i Lazios për të vazhduar regjimin e fitoreve duke qenë një nga dy ekipet në pesë ligat më të forta europiane që nuk e ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi gjatë vitit 2021.

Lazio momentalisht gjendet në pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara ndërsa Juventus gjendet në pozitën e tëtë me 18 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e fundit të cilën Juventusi e ka nisur me më pak pikë se Lazio ka qenë në sezonin 2010/2022, kur ata dështuan të kualifikohen në Europë.

Në pesë duelet e fundit mes tyre, Lazio ka dy fitore përballë Juventusit, një ndeshje ka përfunduar me barazim ndërsa dy ndeshjet e tjera i kanë takuar ekipit juventin.

Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 18:00.