ROME, ITALY - OCTOBER 22: The candidate Gabriele Gravina attends the Italian Football Federation (FIGC) elective assembly on October 22, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Liga italiane e futbollit merr vendim pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës

Liga italiane e futbollit ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet në kuadër të javës së 27-të të fillojnë me 5 minuta vonesë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Liga italiane e futbollit.

“Federata italiane e futbollit ka vendosur të shtyjë për 5 minuta startin e të gjitha ndeshjeve zyrtare”, thuhet në vendimin e Federatës së Futbollit të Italisë.

Lidhur më këtë vendim edhe presidenti i federatës është shprehur se vlerat universal të sportit kërkon që ne të reflektojmë.

“Vlerat universale të sportit kërkon që ne të reflektojmë,nuk duam të kthehemi nga ana tjetër. Duke interpretuar një opinion të përhapur në opinionin italian, që përshkon edhe botën tonë, duam të dërgojmë një mesazh të qartë” deklaroi presidentët e FIGC-së Gabriele Gravina.