Karate, Elhami Shabani ia jep fitoren e parë Kosovës

Karate, Elhami Shabani ia jep fitoren e parë Kosovës

Sot kanë nisur përballet mes Kosovës dhe Shqipërisë në Kampionatin Europian të karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Në meçin e parë Alvin Karaqi i Shqipërisë ka mposhtur Benjamin Shabanin e Kosovës me rezultat 3:0.

Po ashtu, Orgez Aarifi i Shqipërisë ka mposhtur Herolind Nishevcin e Kosovës me rezultat 2:0 në përballje ekipore.

Karateisti kosovar, Elhami Shabani ia ka sjellë Kosovës fitoren e parë duke e mposhtur Xhino Toles me rezultat 6:4.