Peja përforcohet me Daniel Lekndreaj

KB Peja ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme transferimin e basketbollistit, Daniel Lekndreaj.

Basketbollisti nga Shqipëria do të jetë pjesë e Pejës për sezonin 2021/2022, pasi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin pejan.

Lekndreaj ishte pjesë e Prishtinës dhe e njeh mirë basketbollin e Kosovës.

Ai në sezonin e kaluar kishte luajtur për Vllazninë e Shkodrës.