Mësohet e ardhmja e Pelegrinit te Real Betis

Manuel Pellegrini do të vazhdojë të qëndrojë në krye të ekipit spanjoll, Real Betis.

Lajmi është bërë i ditur përmes një video nga faqja zyrtare e skuadrës spanjolle në Twitter.

Pellegrini dhe drejtuesit e Betisit kanë vendosur që ai të udhëheq skuadrën deri në vitin 2025.

Pellegrini arriti në Betis gjatë vitit 2020 dhe fillimisht ai kishte vendosur që ta drejtonte ekipin deri në vitin 2023, por si duket ai do të vazhdojë të qëndrojë në Spanjë deri në vitin 2025.

Pellegrini më herët ka udhëhequr skuadrën nga Anglia, West Ham United.

Betis këtë sezon momentalisht gjendet në pozitën e tretë me 33 pikë pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.

Ndeshja e radhës për Real Betisin është ajo kundër Celta Vigo që zhvillohet me 2 janar të vitit të ardhshëm.