Llapi mposht Feronikelin dhe del nga zona e kuqe

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 3-2, ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Bujar Idrizi i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22’.

Për 2-0, shënoi Grdasevic në minutën e 35’.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 42’ me Simonovskin.

Arbnor Ramadani shënoi për 3-1, nga penalltia në minutën e 61’.

Feronikeli e ngushtoi epërsinë përsëri me Marko Simonovskin në minutën e 76’.

Pas kësaj fitoreje Llapi ngjitet në pozitën e gjashtë duke u larguar nga vendi i nëntë, vned që e dërgonte në Ligën e Parë.

Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e pestë me 23 pikë.