Kosovë U21 – Shqipëri U21 mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Europianit 2023.

45 minutëshi i parë ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Djelmoshat e Kosovës e kontrolluan mirë lojën, por nuk arritën asnjëherë t’i afrohen golit.

Kurse Shqipëria kishte një mundësi të artë të kalonte në epërsi, por portieri Nreca Bisinger u tregua i vëmendshëm duke e shpëtuar një gol të pastër.