Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

IFFHS: Kjo është përbërja më e mirë e Kosovës në Futboll

Faqja ndërkombëtarë IFFHS ka bërë publike 11-shën më të mirë të Kombëtares së Kosovës në futboll ndër vite.

Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe disa prej ish-futbollistëve dhe legjendave të Kosovës të cilët sot janë larguar nga futbolli.

Ekipi i ëndrrave sipas IFFHS-së përbehet nga këta futbollistë.

Në formacion janë: Fadil Vokrri, Xhevat Prekazi, Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Ardian Kozniku, etj.

Në portë gjendet Samir Ujkani, në vijën e mbrojtjes gjenden Faton Domi, Amirr Rrahmani, Debatik Curri edhe Xhevdet Murqi.

Në mesfushë gjenden futbollistët: Xhevat Prekazi, Fadil Muriçi, Besnik Hasi dhe Kujtim Shala.

Ndërsa sulmi i 11-shës më të mirë të Kosovës sipas IFFHS-së përbëhet nga Ardian Kozniku dhe legjenda e Kosovës, Fadil Vokrri.