Fikret Shatri shkruan historinë, vrapon 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë (VIDEO)

Ish-basketbollisti i njohur kosovar dhe atleti Fikret Shatri, ka arritur me sukses që ta mbyll maratonën historinë të gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.

Fikret Shatri ishte nisur më 2 korrik nga ora 18:00, nga sheshi “Skëndërbe” në Prishtinë” dhe ka arritur pak minuta më parë me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë”.

Shatri ka vrapuar me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

Fikret Shatri kilometrat e fundit i ka bërë duke ecur pasi kishte pësuar një lëndim të vogël.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do ta nderoj me pasaportë shqiptare Fikret Shatrin pas martonës historike që ka bërë nga Prishtina në Tiranë.