Fikret Shatri sot nis vrapin e gjatë 257 km, nga Prishtina në Tiranë

Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Fikret Shatri sot do të nisë vrapin e gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.

Komiteti Olimpik i Kosovës, e ka bërë të ditur se Shatri do të niset sot, nga ora 18:00 nga sheshi ‘Skënderbe’.

“Atleti Fikret Shatri sot do të niset për të realizuar rrugëtimin sfidues 257 km nga Prishtina në Tiranë. Shatri do të niset në ora 18:00, nga Sheshi Skenderbe, Prishtinë me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe. N1 1% të vrapimit të Fikret Shatrit, simbolikisht do të vrapojë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani”, ka njoftuar KOK-u.