Feronikeli shënon fitore të rëndësishme ndaj Ulpianës

Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Ulpianës, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e fitores për skuadrën nga Drenasi e shënoi Drilon Leku në minutën e 26’.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli ngjitet në vendin e shtatë me 10 pikë.

Kurse, Ulpiana mbetet në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Llapi shijon fitoren e parë në Superligë