Bashkëlojtari i Rashicës diagnostikohet me kancer

Bashkëlojtari i Milot Rashicës tek Norwich City, portieri 20 vjeçar Dan Barden është diagnostikuar me kancer në testikuj.

Lajmi është bëri i ditur nga vete ekipi i Norwich City përmes një njoftimi në Twitter.

‘’Të gjithë në klub i dëshirojmë shërim të shpejtë Danit gjatë trajtimit të tij. Qëndro i fortë Dan!’’ kanë shkruar në faqen e Twitterit, klubi anglez Norwich.

Dan ka folur edhe për webfaqen e Norwich Cityt për sfidën nëpër të cilën po kalon.

‘’Kjo ka qenë një periudhë e vështirë dhe sfiduese, por përkrahja nga familja, miqtë dhe kolegët më ka ndihmuar t’i tejkalojë këto javë”. Është shprehur Dan Barden.

Pas 8 xhirove të zhvilluara në kuadër të Ligës Angleze ( Premier Lague), Norwich gjendet në pozitën e fundit në tabelë me dy pikë të grumbulluara.