Ballkani – Llapi përfundon pa fitues (FOTO)

Ballkani dhe Llapi, i kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Sabino Plakut në minutën e 33’ nga penalltia.

Golin e barazimit e shënoi Arbër Potoku në minutën e 72’.

Pas këtij barazim Ballkani mbetet në vendin e parë me 30 pikë.

Kurse Llapi në vendin e pestë me 24 pikë.