Anëtari i bordit ekzekutiv të FHK-së rezulton pozitiv me coronavirus

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Lulzim Abazi, ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Abazi, përmes llogarisë së tij në Facebook.

Ai po ashtu është edhe asambleist nga PDK-ja në Komunën e Ferizajt.

“Përshëndetje për të gjithë!. Desha të ju njoftoj që pasiqë kisha disa simptoma të gripit, me datën 28.06.2020 jam testuar për virusin COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Tashmë disa ditë jam me simptoma të gripit dhe simptomat kanë filluar të lehtësohen. Ju apeloj të gjithëve që të respektoni masat dhe rregullat e përcaktuara nga IKShpK-ja, për arsye se ky virus nuk duhet të shpërfillet”, ka shkruar Abazi.