Amir Rrahmani kërkon nga bashkëlojtarët e tij që ta japin maksimumin ndaj Greqisë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur në konferencë për media, para ndeshjes ndaj Greqisë.

Kapiteni i “Dardanëve”, pret që futbollistët e Kosovës ta japin maksimumin ndaj Greqisë në ndeshjen e nesërme.

“Ndeshja me Moldavinë në Itali, çdo ndeshje ka vende për përmirësim, nëse dëshiron të gjesh situata negative mund të gjesh. Mendoj se kemi luajtur mirë, mendoj se duhet ta përmirësojmë finalizimin dhe pasimin e fundit. Normalisht që na mungojnë shumë futbollist, çdo mungesë është e madhe për neve, edhe te ne ka shumë mungesa edhe shpresoj që futbollistët që do t’i zëvendësojnë ta kryejnë punën siç duhet”, ka deklaruar futbollisti i Napolit.

Rrahmani ka insistuar se nuk e kanë nënvlerësuar Moldavinë në Itali në barazimin 1-1, duke thënë se i ka munguar vetëm finalizimi.

“Nuk besoj që është nënvlerësuar, e kemi ditur që Moldavia luan lojë të mbyllur dhe gjithmonë është problem ndaj tyre, ndaj Francës dhe Islandës kanë humbur me rezultat 2-1, këto rezultate nuk janë rastësi, na ka munguar pasimi i fundit. Sot kemi pa disa video të kundërshtarit, normalisht që jemi përgatitur mirë. Sot është stërvitja e parë që e bëjmë pas ndeshjes dhe para ndeshjes ndaj Greqisë, sot duhet ta përgatisim ndeshjen sa më mirë. Normalisht që mungesat janë evidente, shpresoj që lojtarët që do të luajnë do ta japin maksimumin”, ka thënë kapiteni i Kosovës.

Bernard Challandes kërkon fitore ndaj Greqisë