Bernard Challandes kërkon fitore ndaj Greqisë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për media, para ndeshjes ndaj Greqisë, e cila luhet në kuadër të Grupit 3, në Ligën C, në Ligën e Kombeve.

Trajneri zvicerian ka thënë se ndeshja ndaj Greqisë, është ma e rëndësishmja në këtë grup, dhe ka paralajmëruar ndryshim në formacionin e nesër.

“Po pa fije dyshimi sa i përket lige, mund të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme, padyshim që Greqia është favoriti dhe do të mundohemi të fitojmë ndaj tyre. Mund të ketë ndryshim të sistemit, por duhet ta kemi parasysh, që kemi një kundërshtar, që nuk la lejon të luajmë ashtu si dëshirojmë ne, ne do të mbesim në filozofinë që e kemi unë edhe ekipi, por padyshim që do të ketë ndryshime”, ka deklaruar Challandes.

69 vjeçari ka treguar se ka qenë i nervozuar pas barazimit ndaj Moldavisë, zviceriani ka zbuluar se lojtarët e Kosovës në atë ndeshje kanë vrapuar 117 kilometra.

“Pas ndeshjes kam qenë shumë i nervozuar me rezultatin dhe i zhgënjyer më mënyrën se si kemi luajtur, pastaj e kam shikuar ndeshjen, detajet, ne kemi bërë një ndeshje të mirë, këtë e tregojnë statistikat. Duhet të jeni të sigurt që nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, kanë vrapuar 117 kilometra, që është statistikë goxha e mirë, na ka munguar instikti para golit, është e qartë që na ka munguar rezultati, nëse do ta shënonim edhe një gol, askush nuk do ta diskutonte për nënvlerësimin e rezultatit”, ka thënë ai.

Challandes i pyetur se si do të luaj në ndeshjen e nesërme, a do të hyjë për barazim apo fitore, ai ka thënë se kërkon fitore ndaj Greqisë.

“Në filozofinë time ne luajmë gjithmonë për fitore.  Nuk do të hymë për barazim, sepse në filozifinë time të punës vetëm në këtë formë shkojmë përpara, por nuk do të thotë se nuk do të jemi të kënaqur edhe me ndonjë rezultat tjetër. Duhet ta kemi parasysh që nuk po përballemi me një aspekt jo të lehtë me lojtarët individual. Ka shumë faktorë që duhet t’i marrim parasysh që mund të ndikojnë dhe në bazë të këtyre faktorëve duhet ta përgatis ndeshjen për nesër. Nëser do ta kërkojmë fitoren ndaj një kundërshtari të fortë siç është Greqia”, ka potencuar Challandes.