Aktivitet sportive në Kosovë do të lejohen nga 2 qershori

Aktivitet sportive në Kosovë do të lejohen nga 2 qershori. Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, duke njoftuar për masat lehtësuese që do të nisin nga 4 maji.

Masat lehtësimit do  të bëhen në tri faza, faza e parë fillon me 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë fillon me 18 maj deri më 1 qershor dhe faza e tretë fillon me 2 qershor dhe vazhdon deri në një vendim tjetër.

Aktivitet sportive hyjnë në fazën e tretë të masave lehtësuese e cila është paraparë nga 2 qershori, varësisht nga zhvillimi i situatës.

Të gjitha aktivitet sportive në Kosovë janë pezulluar nga 13 marsi si masë parandaluese ndaj coronavirusit.

FAZA 3 – 2 qershor – deri në vendimin e radhës

Transporti urban dhe ndër-urban

Taksitë

Gastronomia

Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë

Hapja e kinemave

Hapja e teatrove

Hapja selektive e aktiviteteve sportive