Zyra për zhdoganim gjen drogë në dërgesën nga Gjermania

Zyra për zhdoganim postar në Prishtinë ka pranuar gjatë ditës së djeshme një dërgesë me substancë narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët për zhdoganim postar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermani në emër të një personi, dhe gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike.

Policia ka njoftuar se substance narkotike është e llojit methamfetamine me peshë rreth 120 gramë.

Tutje në njoftim thuhet se ky rast është duke u hetuar.