Ambasada ruse në Washington - Foto: REL/AFP

Washington, vdes azilkërkuesi rus pak ditë para deportimit

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se është duke shikuar në rrethanat e vdekjes të një qytetari rus i cili vdiq në qendrën e paraburgimit të migrantëve në Washington.

Ambasada lëshoi një deklaratë në faqen e saj në Facebook më 29 nëntor, tre ditë pasi Agjencia e migracionit tha se 40 vjeçari Mergensana Amar ka ndërruar jetë më 24 nëntor.

Në deklaratë thuhej se Amar, i cili ka hyrë në Shtetet e Bashkuara dhjetorin e kaluar, tentoi të vetëvritet në një qendër mjekësore në qytetin Tacoma nëntë ditë më parë.

Ai duhej të deportohej këtë muaj.

Aktivistët e të drejtave të njeriut, që mbikëqyrin qendrën e paraburgimit ku u mbajt Amar, thanë se ai ishte në një grevë urie thuajse tre mujore për të protestuar ndaj kushteve të paraburgimit të tij. (REL)