UD i ambasadorit të SHBA – ve shprehet mirënjohës ndaj Vjosa Osmanit dhe qytetarëve të Kosovës

Ushtruesi i Detyrës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe është shprehur mirënjohës ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osamni – Sadriu dhe qytetarëve për pritjen e afganëve në Kosovë.

“Mirënjohës ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për pritjen e përkohshme të udhëtarëve afganë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Giacobbe ka thënë se pritoriteti i tyre është plotësimi i kërkesave të afganëve që janë të vendosur në kampin Liya dhe zhvendosja e tyre në SHBA.

“Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe të fillojnë jetën e tyre të re”, shtoi Giacobbe.