Foto: Kallxo.com

Thaçi pranon t’i japë këshilla ekipit negociator Ahmeti- Limaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me ekipin me ekipin negociator ka thënë që roli i tij në këtë ekip do të jetë ofrimi i këshillave.

“Vlerësoj këtë iniciativë për angazhim shtese dhe koordinim më të mirë të punëve për arritje e marrëveshjes finale, njohjen, rezolutën 12/44 dhe anëtarësimin e Kosovës me OKB. Kosova është e bekuar që në këtë proces do të jetë e angazhuar me përgjegjësitë më të larta shtetërore. Aty ku do jetë këshilla e SHBA-ve do të jetë edhe vendimi i institucioneve të Kosovës. Pra do të jemi të fokusuar në qëllimin final. Unë si president do ta mbështes ekipin negociator dhe do të jap këshilla si president”, tha ai

https://kallxo.com/shpend-ahmetit-nuk-i-perfillet-kerkesa-e-pare-per-dialogun-me-serbine/