Nga takimi i korrikut 2017 Thaçi- Vuçiq. Foto: BE

Thaçi e Vuçiq Bisedojnë për Vazhdim të Dialogut

Në kuadër të Foumit Ekonomik Botëror që po zhvillon takimet në Davos të Zvicrës janë takuar presidentët e Serbisë dhe Kosovës Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.

Lajmin për takimin e ka bërë të ditur Presidenti Thaçi në një postim në facebook.

“Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve”, shkroi Thaçi.

Ai bëri të ditur se “kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës europiane për gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Thaçi e Vuçiq zhvilluan se fundi edhe një bisedë telefonike pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq.

http://kallxo.com/thaci-e-vuciq-bisedojne-ne-telefon/

Vuçiq të shtunën qëndroi në Kosovë, ndërsa deklaroi se më mirë është të bisedojë me Thaçin, sesa të shkrepet vetëm një plumb.

http://kallxo.com/vuciq-puna-jone-eshte-te-bisedojme/