Foto: Ilustrim

Sulmon Policët

Një person nga fshati Nikadim i Ferizajt është arrestuar nga Policia dje pasdite pasi kishte sulmuar dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë një intervenimi në një rast ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët ishin duke u marrë me rastin.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë nuk kanë pësuar lëndime.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.